Të shkoi e s’të shkoi zëri, këndo në dush!

Të shkoi e s’të shkoi zëri, këndo në dush!

Hiç nuk ka lidhje në pate vesh ose talent për muzikë, ka diçka në të kënduarit në dush që na bën më të lumtur.

Të kënduarit në dush jo vetëm që është qejf, po sjellë edhe një sërë përfitimesh shëndetësore, njofton Insajderi.

Ul presionin e gjakut.

Të kënduarit ka një efekt qetësues në trupin dhe mendjen tonë dhe mund të ndihmojë në normalizimin e presionit të gjakut. Ai gjithashtu zvogëlon kortizolin, një hormon që rrit presionin e gjakut dhe rrit sheqerin në gjak. Një nivel i lartë i kortizolit mund të rezultojë në inflamacion në trup, stres, goditje në tru dhe diabet të tipit 2.

Përmirëson sistemin tuaj imunitar.

Të kënduarit mund të na ndihmojë të luftojmë viruset, sipas shkencëtarëve. Ajo rrit imunoglobinën A që na mbron nga infeksionet. Tani që e dini që interpretimi i këngës tuaj të preferuar mund t’ju ndihmojë të qëndroni të shëndetshëm, keni një arsye më shumë për të kënduar gjatë larjes.

Ul stresin.

Një studim tjetër në Suedi ka treguar se të kënduarit ka një efekt qetësues dhe mund të ngadalësojë rrahjet e zemrës. Ndihmon gjithashtu trupin tuaj të çlirojë oksitocinë që mund të ngre disponimin tuaj dhe të luftojë ankthin.

Oksitocina njihet si një kimikat lidhës dhe shpesh çlirohet gjatë momenteve të lidhjes me të tjerët. Të kënduarit në dush mund të zvogëlojë ndjenjat e depresionit ose të vetmisë dhe mund t’ju japë të njëjtën ndjenjë që keni kur përqafoni të dashurit tuaj.

Mund të zvogëlojë dhimbjen.

Shëndeti ynë fizik dhe psikologjik janë të lidhur. Këndimi i këngës tuaj të preferuar ju qetëson dhe mund t’ju ndihmojë të përballoni dhimbjen. Të kënduarit gjithashtu përmirëson tensionin e muskujve dhe inkurajon trupin tuaj të çlirojë endorfinë dhe të lehtësojë ndjesitë e pakëndshme.

Ju ndihmon të qëndroni në formë.

Kur jeni duke kënduar, ju përdorni shumë nga muskujt në fytyrën dhe qafën tuaj. Të kënduarit fut në funksion muskujt që qëndrojnë midis brinjëve. Ushtrime të tjera nuk mund të arrijnë këto pjesë të trupit tonë, dhe kjo e bën të kënduarit në dush një nga mënyrat më të lehta dhe më të këndshme për të qëndruar në formë.

Një bonus:

Akustika në banjon tuaj e bën atë vendin e përsosur për të kënduar. Pllakat e banjës nuk thithin zë, duke e bërë zërin tuaj të kërcejë për më gjatë. Meqenëse dushi është zakonisht një hapësirë e vogël, shton pak bas në zërin tuaj dhe e bën atë të tingëllojë më i fortë dhe më i thellë. /Insajderi.com

Burimi: Bright Side