Të shtëna me armë zjarri në një fitnes në Gjilan

Kanë ndodhur të shtëna me armë zjarri në  lagjen “Dardania 1”në qytetin e Gjilanit.

Sipas burimeve të Gazetës Insajderi, këto të shtëna janë dëgjuar në një fitnes të quajtur “Parajsa”.

Ende nuk dihet nëse ka persona të plagosur dhe arsyet e kësaj ngjarje. Insajderi ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës lidhur me këtë mirëpo ata kanë qenë të paqasshëm.

Për detaje të reja Insajderi do të ju informojë me kohë. /Insajderi.com

Pamjet e rastit i gjeni KËTU