Kosova, të martën pritet të jetë tema kryesore e diskutimit në tryezën e Këshillit Kombëtar për Siguri në Serbi.
Atë mbledhje e ka thirrur, presidenti i Serbisë, Aleksnadër Vuçiq, për sot në ora 10:00, raporton Kosovo Online, transmeton Insajderi.com
Kjo pas situatës në pikat kufitare Kosovë – Serbi, ku ka filluar zbatueshmëria e reciprocitetit për targat.
Mëngjesin e së hënës, Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës u pozicionuan në pikën kufitare, Jarinje, për ta zbatuar reciprocitetin me Serbinë për targat.
Por, serbët nuk u pajtuan me këtë aksion që për qëllim kishte vendosjen e një rendi që po cilësohet të jetë pjesë e Marrëveshjes së Brukselit për lëvizjen e lirë.
Një numër i serbëve dolën në rrugë, pos protestave – bllokuan rrugën me dhjetëra kamionë.
Ndaj këtyre zhvillimeve ka pasur diskutime të hënën edhe në Kuvendin e Kosovës, ku sipas opozitës “kryeminsitri Kurti po bën show”.
Ndërkaq, edhe drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq, e ka cilëuar këtë ngjarje si “sjellje skandaloe të Albin Kurtit”. /Insajderi.com