Thaçi i injoron, por ja për çfarë biseduan Zaev, Rama dhe Vuçiq

Thaçi i injoron, por ja për çfarë biseduan Zaev, Rama dhe Vuçiq

Plot 120 minuta ka zgjatur takimi informal mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq me kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev në Ohër.

Ora News raporton se në takimin informal është diskutuar bashkëpunimi ekonomik si dhe lëvizja e lirë e mallrave dhe njerëzve në Ballkan.

Pas takimit në hotel, tre liderët do të darkojnë në një restorant në Ohër.

Samiti po ndiqet nga afër edhe nga Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu.

Në axhendën e këtij takimi do të jetë një mbledhje pune që do të mbahet të dielën ku përveç tre liderëve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi.

Në këtë mbledhje nuk do të ketë prani të Kosovës, edhe pse pak ditë më parë ishte Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, i cili ftoi Bosnjen, Maline Zi dhe Kosovën në këtë takim.

Pas mbledhjes, të dielën në 12:00 do të ketë një konferencë të përbashkët. Më pas Rama do të ketë dhe një bashkëbisedim me gazetarët nga Tirana që po ndjekin nga afër këtë samit.

Pas mbylljes së punimeve të Samitit të Ohrit pritet të ketë një Samit në Tiranë që me shumë gjasa mund të mbahet në muajin dhjetor.

Thaçi refuzon të marrë pjesë në Samitin e Ohrit – aty ku janë Rama dhe Vuçiqi

 

Shikoni edhe: