Thaçi ia ndaloi FSK-së lëvizjen në veri – shefi i tij i kabinetit flet për dialogun dhe vizat

Thaçi ia ndaloi FSK-së lëvizjen në veri – shefi i tij i kabinetit flet për dialogun dhe vizat

Gazeta Insajderi ka siguruar një letër që Albin Kurti ia ka dërguar Vjosa Osmanit.

Në të tregohet për një marrëveshje të fshehtë që Hashim Thaçi e ka nënshkruar më 2013.

Atë botë nga pozita e kryeministrit ai i barti KFOR-i të drejtën apsulute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës për periudhë të paafatizuar.

Ekskluzive: Albin Kurti zbulon marrëveshjen e fshehtë të Hashim Thaçit – rrezikon shkarkimin

Marrëveshja e ka formën e një shkëmbimi të letrave ndërmjet ish-kryeministrit Hashim Thaçit dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Andres Fogo Rasmussen, shkruan Insajderi.

“FSK nuk hynë në Veri të Kosovës” – Kjo është marrëveshja sekrete e Hashim Thaçit me ish-sekretarin e NATO-s

“Pasi e pranova zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Republikës së Kryeministrit, i kërkova stafit të zyrës të kryeministrit që pa vonesë ta analizojë përmbajtjen e kësaj marrëveshje sekrete si dhe implikimet e saj kushtetuese përkatësisht në lidhje më kërkesat kushtetuese të përcaktuara me Nenin 20 (bartja e sovranitetit) Neni 18 (ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare) dhe Neni 91 (shkarkimi i Presidentit)”, thuhet tutje në letrën e siguruar nga Insajderi.

Kështu kryeministri Albin Kurtit pritet që marrëveshjen e Hashim Thaçit ta dërgojë në Kushtetuese për interpretim.

Thaçi shkeli Kushtetutën, qeveria pritet ta dërgojë në Kushtetuese

Gazeta Insajderi ka shkruar Zyrës së Presidentit rreth kësaj çështjeje, por të njëjtit ende nuk janë deklaruar.

Shefi i Kabinetit të Presidentit, Bekim Çollaku, ka thënë se Zyra e Presidentit për këtë çështje do të deklarohet gjatë ditës.

Megjithatë Çollaku i cili gjendet në Uashington së bashku me Hashim Thaçin ka zgjedhur që në Twitter të flas për dialogun dhe çështjen e liberalizimit të vizave.

Ai ka thënë se “roli i suksesshëm i BE-së në dialogun për normalizimin varet nga besueshmëria e tij në Kosovë”.

I njëjti ka shkruar se Kosova s’ka liberalizim të vizave, pavarësisht se shteti i ka plotësuar të gjitha kushtet./Insajderi.com