Një recetë shumë e shijshme dhe e veçantë. Përgatitja kërkon pak durim, por rezultati do tua shpërblejë, sigurisht, lodhjen.
Për të bërë koren nevojiten:
* 100 g fiq të tharë
* 100 g rrush të tharë
* 100 g çokollatë të grirë në rendë
* 100 g arra të grira
* një lugë miell
* 10 të bardhë të vezëve
* 150 g sheqer
* 200 arra të bluara
Për të bërë filetën:
* 10 të verdhët e vezëve
* 300 g sheqer
* 100 g çokollatë të shkrirë
* 1 margarinë
* 2 qeska sheqer vanilje
Përgatitja:
Përzieni fiqtë e grirë imët, rrushin e tharë, çokollatën e grirë në rendë, arrat e grira dhe një lugë miell. Tundni në një enë 10 të verdhët e vezëve, shtoni sheqer, lugë pas luge.
Në të verdhët e vezëve me kujdes përzieni arrat e bluara dhe përbërjen e fikut, pastaj piqni në tepsi të lyer në furrë të ngrohur.
Koren e pjekur ftoheni dhe ndajeni në dy pjesë të njëjta.
Për filetën, në avull zieni të verdhët e vezëve dhe sheqerin. Shtoni çokollatën e shkrirë, hiqeni nga zjarri dhe ftoheni.
Margarinën tundeni deri sa t’i ngjajë shkumës me sheqerin e vaniljes dhe bashkojini me kremin e ftohur.
Ndajeni tortën në fileta dhe zbukurojeni sipas dëshirës.