Tre vëllezër të arrestuar për sulmin me thikë ndaj 21-vjeçarit në “Emshir”

Tre vëllezër të arrestuar për sulmin me thikë ndaj 21-vjeçarit në “Emshir”

A.L., U.L., dhe B.L., janë tre të arrestuarit të cilët kanë sulmuar me thikë 21-vjeçarin A.B., gjatë mbrëmjes të 4 janarit në lagjen “Emshir” të Prishtinës.

Gazeta Online Insajderi ka siguruar edhe fotografi të tre të dyshuarve lidhur me rastin, ndërsa bëhet e ditur se të arrestuarit janë vëllezër.

Ata u arrestuan në një veturë nga njësitet e stacionit të Fushë Kosovës.

Lajmin për Insajderi-n, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka shtuar se ky sulm kishte ndodhur pas një rrahje midis disa personave.

“Rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën për një rrahje në progres në lagjen Emshir në Prishtinë. Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor jugu kanë dalë në vendin e ngjarjea dhe vetëm pak minuta pas raportimit të rastit në koordinim me njësitet e stacionit të Fushë Kosovës, kanë arritur që të arrestojnë tre persona të dyshuar”, ka thënë Borovci.

Ai ka thënë se viktima është dërguar për tretman në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Bazuar në informacionet e para dyshohet që viktima një mashkull 21 vjeç, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë tutje ai. /Insajderi.com

Sulmohet me thikë një 21 vjeçar në Prishtinë – arrestohen tre persona