Megjithë pandeminë coronavirus që la pezull industrinë e rrobave, tregu i veshjeve të dorës së dytë pritet të lulëzojë, sipas një tregu të shitjes online.
Tregu i veshjeve të dorës së dytë vlerësohet sot në rreth 28 miliardë dollarë dhe parashikohet të arrijë në 64 miliardë dollarë brenda pesë viteve, tha ThredUp në raportin e tij vjetor, i cili u krye në partneritet me firmën kërkimore GlobalData Retail, transmeton Insajderi.
Raporti tha se tregu i rishitjes u rrit 25 herë më shpejt se tregu i përgjithshëm i shitjes me pakicë vitin e kaluar, ku 64 milionë njerëz blinin produkte të dorës së dytë në vitin 2019.
Thredup dhe GlobalData presin që vendet e tregut të dorës së dytë, biznesi i modës së Amazon dhe shitësit me pakicë, do të jenë sektorët e vetëm të veshjeve që do të fitojnë klientë të rinj këtë vit. /Insajderi.com