Trendi i ri i bukurisë ‘fox eye’ konsiderohet racist nga kritikët aziatikë

Trendi i ri i bukurisë ‘fox eye’ konsiderohet racist nga kritikët aziatikë

Në Instagram, TikTok dhe Youtube është përhapur trendi ‘fox eye’ apo syri i dhelprës, një trend i cili arrihet me makiazh dhe disa teknike të tjera.

Nëse kërkon në internet, tutoriale makiazhi do të ju tregojnë se arrihet duke përdorur një kombinim të hijeve për sy, qerpikëve falso dhe linerit për sy. Disa tutoriala përfshijnë edhe prerjen e vetullës duke e rregulluar në mënyrë që të duket më e drejtë dhe më e ngritur lartë, raporton CNN, shkruan Insajderi.

Një tjetër taktikë përfshinë edhe kapjen e flokëve në majë të kokës apo vënien e një ngjitësi për të i tërhequr sytë. Kjo i bën të duken në formë të bajameve, me skajet e tërhequra lartë.

Por për Sophie Wang, sytë e të cilës ishin quajtur ‘ching chong’ e shumë nofka të ngjajshme, kur ishte në shkollën fillore, ky trend e bën të kthehet nëpër ato kujtime jo të mira.

Për të dhe shumë amerikano-aziatike, ‘poza e migrenës’ që i përcjell këto imazhe është shumë e ngjajshme me mënyrën se si kjo pjesë e fytyrës është përdorur kundër tyre dikur.

Emma Chamberlain, një influencere me 9.8 milion ndjekës në Instagram, ishte kritikuar për një pozë të tillë, në të cilën edhe nxirrte gjuhën. Ajo ishte detyruar të hiqte foton dhe të kërkonte falje.

Mirëpo dëmi tashmë ishte bërë. “Është forma natyrale e syve të mi dhe diskriminohem, ndërsa ajo e sforcon dhe lavdërohet, natyrishtë që jam e mllefosur,” tha një ndjekëse në Twitter.

“Është një trend që kthen stereotipe të vjetra dhe mban peshën e diskriminimeve raciale,” thotë Wang.

“Influenceret nga grupi dominant legjitimizojnë ndonjë gjë si trend apo stil ‘cool’ dhe kjo gjatë procesit  bëhet ekzotike dhe erotike,” thotë Kelly H. Chong, profesoreshë e sociologjisë në University of Kansas. Edhe termi “sy bajamesh” është përdorur në të kaluarën për të përshkruar formën e syve aziatikë.

Shumica e aziatikës e kanë ndjerë presionin të ndryshojnë formën e syve, të i bëjnë më të mëdhenjë.  Operacioni që bën këtë ndryshim është quajtur Blepharoplasty dhe përdorët për të krijuar qepalla të dyfishtë. Është një prej procedurave kozmetike më të zakonshme në vendet lindore. Por u popullarizua në vitet 50, si mënyrë për gratë koreane të përshtaten në Amerikë./Insajderi.com