Tri javë pas votimit të Konjufcës nga LDK – zyrtari i Isa Mustafës tregon pse e bënë këtë veprim

Tri javë pas votimit të Konjufcës nga LDK – zyrtari i Isa Mustafës tregon pse e bënë këtë veprim

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Engelbert Zefaj, tri javë pasi Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit, ka treguar pse kanë votuar pro tij.

“Një gjë mund të konstatohet! Pandershmërisht, “pa marrëveshje paraprake” VV e caktoi kryeparlamentarin dhe i publikoi emrat e ministrave!”, ka shkruar Zefaj në profilin e tij në Facebook.

Kur një qytetar iu drejtua duke ia përmendur që edhe këta e votuan Konjufcën, Zefaj tha që ishin të detyruar, që të mos binin në kurthën e partisë së Albin Kurtit.

“Ishte kurth! E votuan për ta shmangur kurthen! Mos ta kishin votuar deputetët e LDK-së, më vonë kishin thënë se LDK-së nuk i intereson themelimi i institucioneve!”, i thotë Zefaj komentuesit të tij.

Konjufca është zgjedhur më 26 dhejtor kryetar i Kuvendit. Emri i tij u propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, propozim ky që ktheu në “zero” bisedimet Kurti-Mustafa.

Glauk Konjufca kryetar i Kuvendit – kjo është pasuria e tij

Ndryshe ende nuk është konfirmuar nëse sot do të ketë takim ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokrtike të Kosovës.

Kurti-Mustafa – ende s’ka takim të konfirmuar për sot