Tri lloje maskash për fytyrë që mund të bëni me artikuj ushqimor që tashmë janë në kuzhinën tuaj

Tri lloje maskash për fytyrë që mund të bëni me artikuj ushqimor që tashmë janë në kuzhinën tuaj

Përderisa maskat estetike, ato që i bleni në shitore mund të kenë shpesh efekte anësore si për shembull tharja, ekzistojnë disa mënyra shumë të thjeshta për të bërë maska të lehta dhe efektive.

Më poshtë po i përmendim disa receta për maska të përbëra me artikuj të thjeshtë e të lirë, që pak a shumë të gjithë i kanë në kuzhinë.
Recetat në fjalë do të hidratojnë, freskojnë dhe tonikifikojnë lëkurën tuaj nëse pas vendosjes i bëni edhe një masazh të lehtë fytyrës për rreth 5 apo 10 minuta.

Përzierja e kafes turke, kanellës, mjaltit, kosit dhe të verdhës së vezës – të gjitha këto produkte kur bëhen bashkë kanë një efekt të pabesueshëm për lëkurën, mirëpo edhe nëse nuk i posedoni të gjitha, është në rregull. Maska mbahet për 10 deri në 15 minuta dhe pastaj fytyra lahet me ujë të vakët. Kjo maskë preferohet të bëhet një apo dy herë në javë sipas nevojës. Pas vendosjes së kësaj maske mund të përdoret scrun me vaj ulliri dhe kafe turke. Lëkura e ushqyer paraprakisht do të ketë kapacitetin e duhur për të u pastruar prej scub-it.

E bardha e vezës, vaj ulliri dhe mjaltë – këto tri elemente të kombinuara zbusin dhe tonifikojnë lëkurën sikur të jetë e re. Mirëpo duhet të keni kujdes me të bardhën e vezës dhe të reduktoni lëvizjet e fytyrës gjatë mbajtjes së maskës sepse mund të shkaktojë rrudha për shkak që krijohen një masë si e ngrirë. Edhe kjo maskë mbahet për rreth 15 minuta dhe pastrohet me ujë të ngrohtë. Pasi e lani lëkurën përdoreni kremën e zakonshme.

Vezë, limon dhe mjaltë – edhe kjo maskë ngjajshëm me dy të parat preferohet të mbahet jo më shumë 15 minuta. Veja, ky element i përsëritur por i domosdoshëm, lufton papastërtitë, parandalon aknet dhe ushqen lëkurën duke parandaluar plakjen e saj./Insajderi.com