Tri rastet kur Kosova ndau mijëra euro për fatkeqësitë e shteteve mike

Tri rastet kur Kosova ndau mijëra euro për fatkeqësitë e shteteve mike

Kryeministri, Ramush Haradinaj bëri me dije sot se Qeveria e Kosovës do të ndajë mjete financiare për rindërtimin e katedrales Notre Dame në Francë, e cila u dogj dy ditë më parë.

“Simbolike”, u cilësua shuma nga ana e kryeministrit, shumë kjo që ende nuk i dihet vlera. Por, nuk është hera e parë që Kosova ndanë mjete për të ndihmuar shtetet mike.

Kosova e varfër me një përqindje prej 30 % të papunësisë, nuk e ka problem të ndajë para, pavarësisht se edhe në QKUK mungojnë mjetet esenciale për mjekim.

Qeveria e Kosovës në shtator të 2017 nënudhëheqjen e Ramush Haradinaj, kishte dhënë 100 mijë dollar për SHBA-në. Mjetet të cilat shkuan për të prekurit nga uragani Harvey.

Presidenti, Hashim Thaçi kishte kërkuar që kjo shumë e parave të ndahej për familjarët e të prekurve nga uragani Harvey në Hjuston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këtë kërkesë nuk e kishte miratuar ish-kryeministri, Isa Mustafa. Me pretekstin që, kërkesa e Thaçit nuk ishte zyrtare, por thjesht shkrim në Facebook.

Teksa, në tetor të 2017, Qeveria e Kosovës kishte ndarë 100 mijë dollarë për përkrahjen e Koalicionit kundër ISIS-it.

Në të dy rastet, kryeministri Haradinaj ka ndarë plotë 200 mijë euro nga buxheti i varfër i shtetit. Ndërsa, pritet të shihet, se sa do të jetë shuma “simbolike” e ndarë për rindërtimin e “Notre Damit”./Insajderi.com