Tri vdekje nga koronavirusi në Kosovë – kjo është mosha e viktimave

Tri vdekje nga koronavirusi në Kosovë – kjo është mosha e viktimave

Tre persona kanë vdekur në Kosovë si pasojë e koronavirusit (COVDI-19), shkruan Insajderi.

Për herë të parë rasti i parë me koronavirus u shënua me 13 mars, teksa vdekja e parë u shënua me 22 mars.

Rasti i parë, 82 vjeçar vinte nga komuna e Podujevës, konkretisht nga fshati Dumnicë.

I njëjti ka pasur edhe sëmundje tjera por njëkohësisht ka qenë i prekur edhe me koronavirus, dhe i shtruar në Klinikën Infektive në QKUK.

Sot, më 6 prill janë shënuar edhe dy vdekje të reja nga koronavirusi në vend.

Bëhet fjalë për një 59 vjeçar nga Prishtina ndërsa rasti tjetër, 70 vjeçarja nga komuna e Prizrenit, konkretisht fshati Korishë.

Siç u bë e ditur edhe në njoftimin e Institutit të Shëndetësisë edhe dy ttë vdekurit nga ky virus, kishin sëmundje shoqëruese.

Pacienti i gjinisë mashkullore S.N i lindur në vitin 1961, ka qenë me sëmundje shoqëruese si: (Diabetes Mellitus tip 2. Sy hepatorenale).

Ndërsa pacientja e gjinisë femër N.R, e lindur në vitin1959 ka pasur edhe sëmundje si: (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica), thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Deri më tani në Kosovë numri i të prekurve me koronavirus ka arritur në 145, teksa 23 kanë arritur të shërohen teksa 3 është numri i vdekjeve./Insajderi.com

Lexo edhe:

Nga këto komuna janë dy të vdekurit nga koronavirus sot në Kosovë

Nga këto sëmundje vuanin dy të vdekurit nga Koronavirusi në Kosovë