![Tronditet Policia: Hetuesi i arrestuar është familjar i krahut të djathtë të Rashit Qalajt](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/02/Capture-3-730x440.png)
Pas arrestimi të Lavdim Osmanit, udhëheqës i Krimeve Ekonomike në Prishtinë, për Gazetën Insajderi, ka folur Bashkim Spahiu, drejtor i Krimeve Ekonomike për gjithë Kosovën.
I pyetur nga gazeta se si e komenton arrestimin e Osmanit, dhe se a e ka djalë të tezës atë, ai është përgjigjur shkurt që s’mund të flasë.
Duke mos e mohuar kështu që Osmanin e ka apo jo djalë të tezës.
“Nuk dua të deklarohem në lidhje me këtë. Nuk dua ta dëmtoj procesin e hetimit”, i ka thënë Spahiu Insajderit.
Insajderi mëson se drejtuesi i Krimeve Ekonomike ka qenë udhëheqësi i një grupi policësh të cilët dyshohet se u kanë vënë haraç bizneseve.
Osmani dyshohet se ka hetuar shumë kompani, për t’ua mbyllur më pas rastet vetëm në këmbim të parave./ Insajderi.com