Trump reagon pas marrëveshjes për linjën Kosovë-Serbi: Një tjetër fitore

Trump reagon pas marrëveshjes për linjën Kosovë-Serbi: Një tjetër fitore

Presidenti amerikan, Donald Trump , ka reaguar në rrjetin e tij social “Twitter” pas arritjes së marrëveshjes për kthimin e linjës së fluturimeve Kosovë-Serbi.

Trump  këtë marrëveshje e ka quajtur fitore, duke ia atribuar administratës që udhëheq.

“Të gjithë thanë se nuk mund të bëhet. Por, për herë të parë në një gjeneratë, do të ketë fluturime direkte mes Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore. Duke iu falënderuar Ambasadorit Robert O’Brien dhe Ambasadorit Richard Grenell”, ka shkruar Trump.

Marrëveshja për fluturime direkte u nënshkrua të hënën në Berlin, pas ndërmjetësimit amerikan.

Gazeta Insajderi ka siguruar draft marrëveshjen e kompanisë gjermane “Lufthansa – Euroëings” me shtetin e Kosovës për linjën ajror Prishtinë – Beograd.

Në këtë draft marrëveshje thuhet se kjo linjë do të kontrollohet nga KFOR-i. Sipas kësaj draft marrëveshjeve thuhet se dy palët edhe ajo e Kosovës dhe e Serbisë janë shprehur të gatshme për krijimin e linjës Prishtinë – Beograd.

“Palët janë shprehur të gatshme për të krijuar Rrugën Ajrore Speciale të drejtpërdrejtë Beograd-Prishtinë (BPSAR). Njësia e Kontrollit të Trafikut Ajror (ATC) në Aeroportin e Prishtinës është një autoritet kompetent për të ofruar shërbime brenda Sektorit të KFOR-it. KFOR-i është autoriteti themelor për të siguruar mbikëqyrjen e tyre mbi ofrimin e shërbimeve të kontrollit ajror, brenda sektorit të KFOR-it që kryhen me siguri. Njësia ATC në Aeroportin e Prishtinës do të sigurojë shërbimet për të gjithë aeroplanët që operohen nga Euroëings dhe transportuesit e Grupit Lufthansa brenda hapësirës ajrore të KFOR-it”, thuhet në këtë draft marrëveshje të siguruar nga Gazeta Insajderi.

Në këtë marrëveshje thuhet se do të ketë fluturim direkt ajror Prishtinë – Beograd dhe do të zhvillohet një komunikim i drejtpërdrejtë midis ofruesve që kryejnë në dy aeroportet, të Prishtinës dhe Beogradit.

Ekskluzive: Marrëveshja për linjën Prishtinë – Beograd mes Lufthanses, shtetit të Kosovës dhe KFOR-it

Shiko edhe: