“Trupi i Astrit Deharit ka qenë prova më e fuqishme se ai ka qenë i vrarë”

Tomë Gashi, avokati i familjes Dehari pas ekspertizës zviceran të pranuar nga familja e Astrit ka thënë se trupi i Astrtit ka qenë dëshmia kryesorë që ai ka qenë i vrarë.

Gashi është shprehur i bindur që Astriti është vrarë për shkak të përkatësisë së tij politike.

“Trupi i Astrit Deharit ka qenë prova më e fuqishme që ka tregu që Astriti është vra – kush e ka kryer këtë sigurisht janë institucionet për ta dëshmuar dhe është e vërtetë që deklaratat e mija kanë qenë në raste të caktuara edhe politike sepse Astriti është vrarë vetëm për shkak të përkatësisë partiake, vetëm që ka qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Gashi.

Mes tjerash, ai ka thënë se kush janë vrasësit është detyra e shtetit që ti gjejë dhe sigurisht ti dërgojë para drejtësisë – kjo prokurori deri tani ka pasur lloj-lloj deklaratash./Insajderi.com

Nëna e Astrit Deharit pas ekspertizës zvicerane: E kemi ditë që Astritin na kanë vra në burg

Gruaja e Astrit Deharit mes lotësh: S’ia patëm borxh kërkujt këtë dhimtë