
Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj, po refuzon ta suspendojë inspektorin tatimor, Samir Ismajli, për marrje ryshfeti, shkruan Gazeta Insajderi.
Burim të Insajderit kanë bërë të ditur se drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, e ka mik të ngushtë inspektorin e bizneseve të mëdha, Samir Ismajli, prandaj ka refuzuar suspendimin e tij.
Inspektori Samir Ismajli, shihet në disa foto afër drejtorit të ATK-së, Ilir Murtezaj, të cilët janë miq të ngushtë.
Muaj më parë, InDoks kishte siguruar një bisedë mes një inspektori të Administratës Tatimore të Kosovës( ATK) që dyshohet se ishte inspektori Samir Ismajli dhe një biznesmeni.
Ky audio-incizim ka të bëjë me një biznesmen që kishte telashe me ATK-në, pasi iu morën disa mijëra euro nga një inspektor i po këtij institucioni. Inspektori i kërkon që paratë t’i kthehen, pasi ai nuk ka mundur që të kryej punë.
Ekskluzive| Biseda e inspektorit të ATK-së me biznesmenin kosovar për ryshfet
Ndërsa, nuk është treguar i mëshirshëm me dy inspektor të tjerë, pasi gjatë ditës së sotme ka suspenduar inspektorët Gazmend Jashari dhe Adnan Jupolli, të cilët u arrestuan të enjten pasi dyshohen se kanë marrë ryshfet në shumën prej 50 euro.
“Administrata Tatimore e Kosovës njofton opinionin publik se bazuar në informatat e pranuara nga organet kompetente dhe duke u mbështetur në nenin 69 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Kosovës, ka marrë vendim mbi pezullimin parandalues nga marrëdhënia e punës në ATK për dy inspektor G.J dhe A.J të cilët janë arrestuar nën dyshimet se kanë keqpërdor pozitën dhe autoritetit zyrtar”, thuhet në komunikatë. /Insajderi.com