Ushqime që do ua lehtësojnë dhimbjen e kokës

Ushqime që do ua lehtësojnë dhimbjen e kokës
Burimi i fotografisë: Javi Hoffens

Kur ju dhemb koka, gjëja më e lehtë për të bërë është të merrni disa pilula dhe thjesht të prisni që ajo të ketë efektin e saj.

Mirëpo ekziston një mënyrë natyrale dhe e shijshme për të trajtuar dhimbjet e kokës, dhe kjo është ushqimi, shkruan Fustany, transmeton Insajderi.

Shalqiri

Nganjëherë dhimbjet e kokës ndodhin si shkak i mungesës së hidratimit. Nëse është verë një pjatë me shalqi të shijshëm do funksionojë si mos më mirë, për faktin se është e stërmbushur me potasium dhe magnezium.

Bananet

Një arsye tjetër pse përjetojmë dhimbje kokë është niveli i ulët i potasiumit në trup. Kështu që ngritni nivelin e potasium në trup duke konsumuar banane. Ato janë të pasura edhe me magnezium e cila lehtëson dhimbjen e kokës.

Jogurti ose kosi.

Dhimbja pulsuese në kokën tuaj mund të nënkuptojë gjithashtu që trupi juaj ka nevojë për pak kalcium. Kosi është një ushqim i pasur me kalcium, dhe do të ndihmojë trurin tuaj të funksionojë në mënyrë efikase. Mos shtoni sheqerna në kos, lini kalciumin të bëjë hilen e vet.

Mollat.

Mollët janë të pasura me një përbërje kimike të quajtur flavonoide, dhe është provuar se ul presionin e gjakut dhe çliron stresin.

Kastravecët.

Mungesa e hidratimit është arsyeja kryesore pse kemi dhimbje koke. Kastravecët mund të ndihmojnë shumë në këtë rast. Ato përbëhen nga 95% ujë duke ndihmuar kështu në dehidratimin dhe luftuar dhimbjet e kokës.

Kërpudhat.

Kërpudhat përmbajnë vitaminën B-2 e cila po ashtu gjendet edhe në salmon dhe mish të kuq. Ka studime që tregojnë se kjo vitaminë mund të ulë frekuencën e migrenave. /Insajderi.com