Ushqimet që ju ndihmojnë për pagjumësi

Ushqimet që ju ndihmojnë për pagjumësi

Mungesa e gjumit mund të jetë pikënisje për shumë probleme të tjera. Përpos problemeve në koncetrim, mungesa e gjumit tenton të ndikojë negativisht në humor, jemi më të shtyrë drejt mbipeshës dhe vështirësi për të përmbushur detyrat e zakonshme ditore.

Megjithatë si për shumë çrregullime të tjera, mungesa  e gjumit shpeshherë lidhet me mungesën e ushqimeve të caktuara. Po përmendim disa prej këtyre ushqimeve që ndikojnë në gjumë më të mirë.

Kosi – Është vërtetuar që probiotikë që gjinden në kos ndikojnë në përmirësimin e mikrobiomave të cilat përmirësojnë cilësinë e gjumit. Këshillohet të konsumohet 3 deri 4 herë në javë.

Vishnjet – Janë të pasura me melatoninë, hormoni kryesor që ndikon në përmirësimin e cilësisë së gjumit.

Bajamet – Preferohet një sasi prej 30 gramësh për nevoja ditore. Bajamet janë të pasura me magnez, vitaminë kjo që poashtu ndikon në organizëm për gjumë më të mirë.

Tërshëra – edhe tërshëra njihet si ushqim i pasur me magnez dhe karbohidrate, të cilat poashtu rregullojnë cilësinë e gjumit. Është mirë të përdoret në mëngjes ose në mbrëmje duke e kombinuar me fruta.

Mjedra – është e pasur me fibra të cilat përmirësojnë funksionimin e organizmit dhe e pregatisin për një gjumë të qetë./Insajderi.com