Ushqimet të cilat parandalojnë plakjen

Ushqimet të cilat parandalojnë plakjen

Edhepse procesi i plakjes është pashmangshëm, stili i jëtës është njëri prej faktorëve kryesor që e indikon se sa gjatë do të ruani freskinë e pamjes tuaj.

Gjumi i paktë është një prej faktorëve kryesor që ndihmon në parandalimin e plakjes. Gjatë natës trupi është i supozuar të pushojë dhe të ripërtrihet që të pregatitet për ditën tjetër. Tetë orë gjumë janë të domosdoshme që organizmi të marrë veten dhe të riparohet, raporton Agroweb, shkruan Insajderi.

Frutat dhe perimet janë të pasur me antioksidant dhe vitamina që luftojnë dëmet dhe mbajnë qelizat e lëkurës të shëndetshme. Mendohet që duhet ngrënë dy deri në tri racione 100 gramëshe me pemë dhe perime në ditë. Ato që preferohen më së shumti janë spinaqi, patatet e ëmbla, portokalli, specat e kuq, dredhëzat, shegët, boronicat, shpargujt dhe këpurdhat.

Të zvogloni konsumin e sheqerit dhe brumërave. Buka e bardhë, akulloret, patatet e skuqura, lloje të fast food, janë të tmerrshme për lëkurën tuaj. Ato rrisin nivelin e sheqerit në gjak, shkaktojnë akne në lëkurë. Teprimi me ëmbëlsira shkakton glikalizim që e bën kolagjenin e fortë dhe më pak elastic duke shkatuar rrudha të parakohshme.

Duhanpirja nuk dëmton vetëm mushkërinjtë. Pirja e duhanit ju bën të dukeni më të vjetër, duke i thelluar rrathët e zinjë rreth syve dhe duke dëmtuar kolagjenin dhe elastinën.

Alkooli është shkaku që ju nuk do të zgjoheni me fytyrë të freskët në mëngjes. Arsyeja është sepse alkooli dehidron lëkurën dhe thellon rrudhat./Insajderi.com