Vaksina kundër COVID-19 mund të jetë më pak efektive tek këta njerëz

Vaksina kundër COVID-19 mund të jetë më pak efektive tek këta njerëz

Vaksina e Pfizer mund të jetë më pak efektive në mbrojtjen e njerëzve mbipeshë nga Coronavirus-i, thanë shkencëtarët, shkruan Fox Neës, transmeton Insajderi.

Studiuesit në Romë zbuluan se njerëzit mbipeshë që kishin marrë dy doza të vaksinës gjeneruan një përgjigje më të dobët të antitrupave.

Studiuesit në Institutin Kombëtar të Kancerit Regina Elena zbuluan se ata që konsiderohen të trashë – që përcaktohet se kanë një indeks të masës trupore (BMI) mbi 30 – prodhuan rreth gjysmën e sasisë së antitrupave krahasuar me njerëzit që kishin një peshë të shëndetshme trupore, raportoi Guardian.

Aktualisht nuk dihet se cili nivel i antitrupave është i nevojshëm për të neutralizuar virusin, por ekspertët kanë frikë se një përgjigje e zvogëluar e antitrupave mund të pengojë përpjekjet e izolimit. /Insajderi.com