Vdes njëri nga të aksidentuarit në autostradën “Ibrahim Rugova”

Vdes njëri nga të aksidentuarit në autostradën “Ibrahim Rugova”

Ka vdekur njëri nga të lënduarit në aksidentin që ndodhi mëngjesin e së premtes në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Suharekës, njofton Insajderi,

Përveç viktimës, në aksident mbetën të lënduar edhe dy persona të tjerë, të cilët janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Prizrenit.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Sot rreth orës 10.55h ka ndodhur një aksident me lëndime në autostradën ‘Ibrahim Rugova” në afërsi të Suharekës. Një veturë me targa lokale është vetë aksidentuar, ku në të kanë qenë 4 persona, ku tre prej tyre janë dërguar në emergjencë në Prizren. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin”.

“Informacion shtesë: Referuar informacioneve nga mjekët kompetent, si pasojë e vetë aksidentit njëra nga personat e lënduar ka ndërruar jetë”, ka njoftuar Kelani./Insajderi.com