Veprime të çuditshme në radhët e VV-së: Përveç deputetes Fatmire Kollçaku, edhe Elvis Hoxha shpërndanë deklarata të një analisti nga Serbia

Veprime të çuditshme në radhët e VV-së: Përveç deputetes Fatmire Kollçaku, edhe Elvis Hoxha shpërndanë deklarata të një analisti nga Serbia

Një postim i deputetes Fatmire Kollçaku ku kishte shpërndarë një deklaratë të një analisti serb, nxiti shumë reagime.

Gjithçka nisi nga shkrimi  ku thuhej se “Kurti nuk ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së”.

Kjo deklaratë u interpretua sikurse e thënë nga deputetja dhe jo nga një analisti serb.

Për këtë shkrim u kërkua dorëheqja e saju protestua në Kuvend nga opozitamadje reagoi edhe presidenti Hashim Thaçi.

Ndonëse Kollçaku e shpjegoi disa herë shkrimin, ajo nuk u mirëkuptua dhe më pas u detyrua ta fshijë atë, shkruan Insajderi.

Por duket se anëtarët e Vetëvendosjes i kane në qejf provokimet.

Po një deklaratë të një analisti serb e ka shpërndarë edhe Elvis Hoxha, tani më këshilltari i afërt i Albin Kurtit.

Filozofi nga Shqipëria të shtunën ua sugjeroi miqve të tij në Facebook analizën e analisti politik serb.

Hoxha këtë shkrim e konsideroi si më të sinqertin që vjen nga analisti i shtetit fqinj, shkruan Insajderi./Insajderi.com