Vikendi i mbyllur në Kosovë, qytetarët nisën për Shqipëri

Vikendi i mbyllur në Kosovë, qytetarët nisën për Shqipëri

Shumë kosovarë janë nisur për ta kaluar vikendin në Shqipëri.

Kjo pasi Qeveria e Kosovës të premten mori vendim për masa rigoroze gjatë vikendit.

Gastronomia, supermarketet e karantinimi i shtatë komunave ka bërë që shumë qytetarë ta shohin destinacion Shqipërinë për ta kaluar vikendin.

Në vendimin qeveritar nuk përmendet mbyllja kufitare.

Kësisoji janë krijuar kolona të gjata në vijën kufitare në mes Kosovës e Shqipërisë.

Kryetari i Odës Ekonomike në kundërshtimin e vendimit të ekzekutivit tha se këto rregulla nuk kanë kuptim.

“Masave te reja po ju mungon vetem sllogani: Merr rrogen në Kosovë dhe shpenzoje në Shkup ose Tiranë”, tha Rukiqi në Facebook.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, deklaroi se “do të gjenden format kreative për ta kaluar vikendin”.

Vendimi u publikua pak orë para se të hyjë në fuqi. Më pas grumbulla të mëdha njerëzish u panë nëpër supermarkete.

Por, Insajderi.com kishte paralajmëruar të enjten për masat rigoroze që do të hynë në fuqi. /Insajderi.com