Çitaku reagon pasi Apeli anuloi dënimin me burg të përjetshëm për burrin që vrau gruan e tij në Kamenicë

Çitaku reagon pasi Apeli anuloi dënimin me burg të përjetshëm për burrin që vrau gruan e tij në Kamenicë

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi Gjykata e Apelit ka anuluar dënimin me burg të përjetshëm ndaj burrit që vrau gruan e tij në Kamenicë të Gilanit, njofton Insajderi.

Çitaku në një postim në Facebook ka dënuar lajmin për anulimin e vendimit duke e shkruar shkurazi “Keq, keq”.

Gjykata e Apelit ka anuluar dënimin me burgim të përjetshëm për Nuhi Mavroqanin, që vrau gruan e tij me shufër metalike.

Përmes një njoftimi nga kjo gjykatë është bërë e ditur  se rasti është kthyer rigjykim.