vrasjen e cila ndodhi sot (e shtunë) në Mitro" />

Prokuroria: Bashkë me dorasin e vrasjes në Mitrovicë ishte edhe një polic

Prokuroria: Bashkë me dorasin e vrasjes në Mitrovicë ishte edhe një polic

Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton se bashkë me të dyshuarin për vrasjen e cila ndodhi sot (e shtunë) në Mitrovicë të Jugut, ka qenë edhe një zyrtar policor, por sipas tyre, nuk është kryes i veprës, përcjell Insajderi.

Sipas njoftimit, rasti është kualifikuar “Vrasje e rëndë”, dhe është duke u hetuar nga Prokurori i Shtetit në koordinim me Njësitin e Hetimeve Rajonale të Policisë në Mitrovicë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.30, si pasojë e një konflikti të çastit në Tregun e Gjelbër.

Si pasojë e të shtënave me armë, një 27-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur, njëri prej tyre kalimtar i rastit.

“I dyshuari për këtë rast është arrestuar nga policia dhe ndaluar me vendim të prokurorit. Të plagosurit janë dërguar për trajtim të mëtejmë në Spitalin e Mitrovicës, ndërkaq trupi i të vrarit me urdhër të prokurorit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, përfundon njoftimi i Prokurorisë./Insajderi.com