Vrasja e pesëfishtë në Gjilan – Këto janë detajet e reja nga dëshmitarët e rastit

Vrasja e pesëfishtë në Gjilan – Këto janë detajet e reja nga dëshmitarët e rastit

Vrasja e pesëfishtë në Gjilan, dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti për pronë.

Një qytetar nga Gjilani ka rrëfyer për Insajderin se si ka rrjedhur e tërë ngjarja. Sipas tij, i tërë konflikti dyshohet se ka nisur për shkak të një prone, ku nuk janë dakorduar se a do ta shesin apo ta lëshojnë me qera.

Kështu njërin nga vëllezërit ka vrarë prindërit, kurse vajza më pastaj ka vrarë vëllaun dhe veten.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gjilan, në lagjen “Bojanina”, dhe rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria.

Në këtë tragjedi të rëndë  i vrarë Zeqir Bllaca, 70 vjeçar, Hanife Bllaca 66 vjeçare, Blerim Bllaca 43 vjeçar, Fisnik Bllaca 34 vjeçar dhe vetë dorasja Valdete Bllaca, 45 vjeçare./Insajderi.com

Lexo edhe:

Zyrtarja e Policisë vrau 4 anëtarë të familjes dhe pastaj veten në Gjilan

 

Policja që dyshohet për vrasjen e shumëfishtë ishte degraduar për shkak të problemeve psiqike

Akti në Gjilan është kryer me armë zyrtare, policja ka qenë aktive