vrasjen në Pejë, e cila ndodhi pasditen e së martës, gjende" />

Vrasja në Pejë – I dyshuar gjendet në arrati

Vrasja në Pejë – I dyshuar gjendet në arrati

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari për vrasjen në Pejë, e cila ndodhi pasditen e së martës, gjendet në arrati, përcjell Insajderi.

Përmes raportit 24 orësh, policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe disa gëzhoja.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhin Gazuli”, rreth orës 15:39.

“Është raportuar  se në rrethana të panjohura, një i dyshuar mashkull  ka qëlluar me armë zjarri për vdekje viktimën mashkull  kosovar  dhe është larguar në drejtim të panjohur. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës ndërsa afër tij është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe disa gëzhoja”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./Insajderi.com