Vuçiq bisedon në telefon më Merkelin për Kosovën

Vuçiq bisedon në telefon më Merkelin për Kosovën

Të hënën, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka biseduar në telefon me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe tema kryesore ishte takimet e ardhshme në Uashington dhe Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë

Vuçiq, ka thënë se falënderon kancelaren gjermane për kuptimin që ka ndaj  “pozicionit të vështirë politik të Serbisë në rajon”.

“Kam pasur një bisedë të shkëlqyeshme telefonike me Angela Merkel. Unë jam mirënjohës ndaj kancelares gjermane për mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe politik të Serbisë – kuptimin e saj për pozicionin tonë të vështirë politik rajonal”, tha Vuçiq, raporton Blici serb.

Kjo bisedë në mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, vjen disa ditë para takimit në Uashington ndërmjet dy vendeve nën udhëheqjen e të dërguar amerikan për dialogun, Richard Grenell.

Në anën tjetër nga zyra e kryeministrit, Avdullah Hoti, për Insajderin, kanë thënë se Kosova ka kontakte të rregullta me Qeverinë Gjermane. / Insajderi.com