Zëdhënësja e Vetëvendosjes, Tinka Kurti është përgjigjur lidhur me postimin fyes të anëtares së kësaj partie, Donika Gashit, kundrejt komunitetit LGBTI.
Ajo ka thënë se qëndrimet si ato të Donika Gashit, janë qëndrime personale dhe nuk janë qëndrime edhe të Vetëvendosjes.
“Anëtarët e LV shprehin edhe qëndrime personale, por jo, ato nuk janë qëndrime të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Kurti për Insajderin.
Pas raportimit të Insajderit, Donika Gashi ka reaguar duke fyer edhe gazetarët e Insajderit.