Xharra pranon se mund ta ketë gabuar djalin e Ulajt, ishte bazuar në “Bota Sot”

Xharra pranon se mund ta ketë gabuar djalin e Ulajt, ishte bazuar në “Bota Sot”

Arbana Xharra ka vazhduar replikat me anëtarët e VV-së, tash me Jusuf Alajn i cili më herët paralajmëroi padi ndaj asaj që i quajti “shpifje të PDK-së”.

Julaj gjithashtu tha se Xharra ka bërë një gabim trashanik kur ka përmendur Arbër Ulajn si djalin e tij.

Ulaj: Xharra më bëri baba të dikujt që nuk është fëmija im, e pret padia

E menjëherë pas tij ka reaguar Xharra e cila tha se mund të jetë gabim i saj me emrin e djalit të Ulajt, por fajësoi mediat.

“Ndërsa, për punësimin e Arbër Ulajt si djalë të tij, që mund edhe të mos jetë, kanë shkruar mediat dhe demant zyrtar prej tij nuk gjeta askund”, ka shkruar Xharra.

Madje ajo ka shpërndarë edhe një link të një portali online, gazetës “Bota Sot” e cila nuk njihet për ndonjë saktësi ose shkrime hulumtuese./Insajderi.com

https://www.facebook.com/axharra/posts/10211008262657422