Zakone të këqija të të ushqyerit që po u mësoni edhe fëmijëve tuaj

Zakone të këqija të të ushqyerit që po u mësoni edhe fëmijëve tuaj

Fëmijët më shpesh mësojnë nga shembujt dhe ne si prindër priremi ta harrojmë atë fakt ndërsa ata rritën. Mirëpo disa zakone të pa shëndetshme të të ushqyerit që i bëjmë si të rritur, shpeshherë barten edhe tek fëmijët tanë, njofton Insajderi.

A bëni ndonjë nga zakonet e mëposhtme para fëmijëve tuaj?

Kriposja e ushqimit tuaj para se ta shijoni: Kjo ishte një provë sekrete që intervistuesit do të përdornin tek një kandidat për një vend pune. Arsyetimi i tyre? Kriposja e ushqimit tuaj përpara se ta shijoni në një restorant do të thotë që keni nocione të paracaktuara për mënyrën sesi do të shijojë dhe kjo mund të pritet të kalojë në aspekte të tjera të personalitetit tuaj. Me fëmijët, përdorimi i shumë kripës është një zakon i keq për t’u bërë sepse nuk është mirë për presionin e gjakut dhe kjo e bën trupin tuaj të mbajë ujë. Në vend të kësaj, përpiquni të përdorni erëza të tjera për ushqimin tuaj, duke shtuar aromë pa natrium të panevojshëm.

Nuk hani mëngjes: Të gjithë kemi dëgjuar që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, pse kaq shumë të rritur e harrojnë këtë vakt? Studimet shkencore kanë treguar që njerëzit që hanë mëngjes peshojnë më pak se ata që nuk hanë mëngjesin. Fëmijët veçanërisht kanë nevojë për mëngjes për të ushqyer trupin dhe trurin e tyre për një ditë të gjatë në shkollë. Për dallim nga të rriturit, ata nuk mund – dhe nuk duhet të mos hanë një mëngjes të shëndetshëm.

Konsumimi i ushqimit në mesnatë: Ky zakon i natës për të rrëmbyer ‘diçka të vogël’ për të ngrënë është e tmerrshme për sistemin tuaj. Shanset janë që ju do të shkoni në shtrat shumë shpejt pasi të keni ngrënë dhe ato kalori nuk do të digjen, gjë që gjithashtu do të çojë në shtim në peshë. Fëmijët që janë aktiv djegin kalori shumë më shpejt se të rriturit dhe mund të kenë nevojë për ushqim të shëndetshëm para se të shkojnë në shtrat, por duhet të jetë të paktën gjysmë ore para gjumit dhe përfundimisht jo në mesnatë.

Të ngrënit gjatë vozitjes: Përsëri, në jetën tonë të dinamike ne vazhdojmë vazhdimisht nga një aktivitet në tjetrin. Ne marrim ushqim për ta ngrënë gjatë rrugës me makinë dhe pa dashje jemi duke i mësuar fëmijët tanë ta bëjnë të njëjtën. Ajo që duhet t’u tregojmë atyre vozitja e pa shpërqendruar dhe është e rëndësishme të ndajmë kohë për ushqimin tonë dhe të shijojmë atë që hamë.

Nuk hamë perime: Ne gjithmonë mendojmë se fëmijët nuk pëlqejnë perimet, por ka shumë të rritur që nuk pëlqejnë ato dhe është shumë e vështirë të bësh fëmijët e tu të hanë perimet nëse ti për vete nuk i pëlqen. Fëmijët mësojnë me shembull, dhe nëse ju nuk hani perime as ata nuk do t’i hanë.

Konsumimi i porcioneve të mëdha: Ndërsa jemi në restorante, na shërbehen porcione të mëdha të ushqimit që janë shumë më të mëdha se sa duhet të hamë. Ajo që duhet të bëni është të hani porcione të vogla të ushqimit. Mbani në mend se stomaku ynë është madhësia e grushtit tonë dhe aq ushqim duhet të hani. Nëse hani më shumë se kaq, rrezikoni të shtrini stomakun dhe atëherë do t’ju duhet më shumë ushqim për t’ju mbushur herën tjetër.

Nuk pini ujë mjaftueshëm: Shërbeni ujë ose qumësht gjatë vakteve në vend të opsioneve të tjera si pijet me sheqer. Si të rritur, ne zakonisht pimë kafe në mëngjes e gjatë drekës pimë ndonjë lëng. Ajo që duhet të bëni është të pini sa më shumë ujë dhe të nxitni fëmijët tuaj të shuajnë etjen me ujë dhe jo pije të gazuara ose që përmbajnë shumë sheqer. /Insajderi.com

Burimi: Eat Smart