Zbulohet saktë kur u zhdukën paraardhësit e parë të largët të njeriut të sotëm

Homo-erectus i fundit u zhduk rreth 110,000 vjet më parë në ishullin Java në Indonezi, sipas një studimi të botuar së fundmi në revistën ‘Nature’.

Zbulohet saktë kur u zhdukën paraardhësit e parë të largët të njeriut të sotëm

“Për herë të parë, ne me siguri kemi përcaktuar kur saktësisht Homo-erectus, një nga paraardhësit tanë më të rëndësishëm, u zhduk,” tha për AFP, Kira Westaway nga Universiteti Macquarie, Australi, bashkautore e studimit.

Mbetjet fosile të Homo-erectus, 12 kafka dhe dy kocka këmbësh u gjetën në vitet 1930 në Ngandong, në brigjet e lumit Solo, Java, Indonezi, por mosha e tyre nuk mund të përcaktohej me saktësi, pretendon Westaway.

Ekzistenca e Homo-erectus vlerësohet rreth një milion e gjysmë vjet. Ai ishte paraardhësi i parë i largët i njeriut të sotëm që u largua nga Afrika 1.8 milion vjet më parë.

“Homo-erectusi nga Ngandong ka trurin dhe ballin më të madh në mesin e të gjithë Homo-erectusit të njohur, i cili është një shenjë e një ndryshimi të madh evolucionar. Për të përcaktuar se kur ndodhi ky ndryshim është thelbësore për të kuptuarit tonë mbi paraardhësit e largët”, tha Westaway.