Të gjithë mund të zemërohemi herë pas here. Por të qenit vazhdimisht në këtë gjendje mund të jetë e dëmshme për peshën tuaj, shkruan Bright Side, transmeton Insajderi.
E gjitha fillon me adrenalinën.
Zemërimi manifestohet jo vetëm në gjendjen tonë emocionale, por edhe në proceset kimike të trupit tonë. Kur zemërohemi, adrenalina lirohet. Na aktivizon dhe shkakton ankth.
Për shkak të rrjedhjes së gjakut nga organet e brendshme në muskuj, nuk mund të ndiejmë uri ndërsa jemi të zemëruar. Por kjo ka vetëm një efekt afatshkurtër.
Pasi niveli i adrenalinës ulet, ne ndiejmë nevojën për të rimbushur energjinë e humbur dhe ndjejmë nevojën për ushqim.
Por për shkak të faktit që ne jemi të shqetësuar, kjo mund të na çojë në ngrënie emocionale dhe pa mend. Kjo do të thotë që ne mund të hamë diçka që nuk është e mirë për ne, e cila do të na sjellë gëzim dhe rehati, duke mos marrë parasysh nëse është e shëndetshme për ne apo jo.
Zemërimi na shkakton edhe ankth. Ankthi rrit stresin. Për shkak të kësaj, niveli i hormonit kortizol rritet. Përveç se është i dëmshëm për zemrën dhe presionin e gjakut, ai ndikon edhe në peshën tonë.
Kortizoli shndërron sheqerin në gjak në yndyrë dhe pengon tretjen. Dhe si rezultat çon në shtim në peshë dhe formon dhjamë që mund të jenë të dëmshëm për shëndetin tonë. /Insajderi.com