“Zënkë mes të rinjve”, Policia nuk jep asnjë sqarim për komunikatën skandaloze

“Zënkë mes të rinjve”, Policia nuk jep asnjë sqarim për komunikatën skandaloze

Policia e Kosovës nuk ka dhënë asnjë detaj për komunikatën skandaloze ku përleshjen me armë dy zyrtarëve të Telekomit, njëri 32 dhe tjetri 38 vjeç e quan “zënkë mes të rinjve”.

Insajderi dy herë gjatë ditës ka kërkuar sqarime për këtë deklaratë të dhënë nga Zyra për Media e Policisë, por të njëjtit e kanë dërguar edhe dy herë të tjera po këtë deklaratë për gazetën.

“Rruga ,,Enver Zymberi” Prishtinë, 19.12.2019 rreth orës 23:40 Në një lokal ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri. Njësitet relevante policore  kanë dal në vendin e ngjarjes. I plagosuri është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Dyshohet se deri tek plagosja ka ardhur pasi një fjalosjeje (zënke) mes disa të rinjve.  I plagosuri deklaron se është lënduar aksidentalisht vet-plagosur. Policia ka konfiskuar një armë, ka intervistuar të dyshuar dhe dëshmitarë. Me aktvendim të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje për 48 orë”.

Insajderi ka siguruar një raport shtesë ku thuhet se dy të përfshirët në rast, Berat Gashi dhe Shaban Ramaj, janë të rritur.

Gashi është i lindur më 26 mars të vitit 1987 (32vjeçar), ndërsa Ramaj më 25 shkurt 1981 (38 vjeçar).

Gazeta Insajderi ka pyetur Policinë se si kanë ardhur te deri konkludimi se ka ndodh një “zënkë mes të rinjsh” dhe deri në çfarë moshe e vlerësojnë një person si të “ri” ky institucion i sigurisë?

“…mosha e tyre specifikohet në bazë të dokumentacioneve të identifikimit”, thuhet tutje në përgjigjen e Policisë për Insajderin./Insajderi.com

Lexo edhe:

Policia insiston t’i bëjë të “ri” zyrtarët e Telekomit që u përfshinë në zënkë