Zhduket gjyqtari me diplomë falso që akuzoi EULEX-in

Zhduket gjyqtari me diplomë falso që akuzoi EULEX-in

Kur Malcolm Simmons dha dorëheqje si gjykatësi më i lartë ndërkombëtarë i Kosovës në nëntor të vitit të kaluar, ai akuzoi EULEX-in për korrupsion, ndërhyrje politike në rastet gjyqësore dhe sulme ndaj llogarisë së tij në postën elektronike.

“Unë nuk dua të bëhem pjesë e kësaj farse”, i tha ai gazetarit të “Le Monde”, Hugo Lemonier.

Simmons një ish-avokat në Britani të Madhe, sipas “Southeast Europe Coalition on Whistleblower Protection”, një platformë e përbërë nga më shumë se 30 organizata ndërkombëtare nga 13 vende të Evropës Juglindore që ka për qëllim luftimin e korrupsionit, nuk ka dhënë ndonjë hollësi për pretendimet  e tij në gazetën franceze. Deri më sot ai nuk dihet nëse ka dhënë ndonjë hollsi për pretendiemt e tij, teksa ish-kolegët thonë se ai është zhvendosir në shtëpinë e tij në Maldive.

Pa asnjë ditë përvoje në vendin e tij në gjykatës kryesor në Bosnje dhe Kosovë

“Në vazhdojmë ti bëjmë thirrje z.Simmons për të siguruar të dhëna dhe prova, por deri më tani ai nuk ka pranuar të bëjë këtë”, tha Maja Kocijanqic, zëdhënës për Politikat e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë në BE.

Përpjekjet e përsëritura për të arritur Simmons përmes telefonit, emailit apo rrjeteve sociale kanë qenë të pasukeshme. Ai ka hequr edhe profilin e tij në Lindedln.

Dyshimet për biografinë e Gjyqtarit që akuzon për korrupsion në EULEX

Insajderi kishte gjetur edhe faktin se Simmons kishte një diplomë false nga një universtiet i mbyllyr në Britani të Madhe.

Insajderi kishte kontaktuar me HEED, insitutucioni zyrtar i Arsimit të Lartë në Mbretërinë e Bashkuar për verfikimin e diplomave dhe të Universiteteve, dhe ata kanë konfirmuar se diplomat e “FairFax University” nuk vlejnë në sistemin e Britanisë si diploma të cilat mund të përdoren për ndonjë gradim në karrierë.

“Universiteti FairFax nuk është i akredituar si i tillë, e as diplomat nga ky Universite nuk janë të akredituara e as nuk mund të merren për bazë për ngritje në karrierë. Diplomat nga ky universitet janë ‘diploma mill’”, thuhet në përgjigjen e HEED për Insajderin.

‘Diploma mill” është diplomë që merret nga një universitet që shet diploma por pa e ndjekur në fakt unviersitetin. Ato paguhen me para dhe zakonisht merren brenda një kohe të shkurtër./Insajderi.com

Gjyqtari që po akuzon EULEX-in mashtroi me doktoraturë false