Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për nesër në ora 10:00 ka thirru mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Në bazë të asaj që ka raportuar agjencia e lajmeve serbe Tanjug, tema kryesore e diskutimit do të jetë rreth zhvillimeve të fundit në pikat kufitare Kosovë – Serbi.
Mëngjesin e së hënës, Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës u pozicionuan në disa pika kufitare me Serbinë.
Siç njoftoi edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ky aksion ka të bëjë me reciprocitetin e targave.
Rreth këtyre zhvillimeve ende s’ka reaguar presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti e asnjë nga kryetarët e partive politike. /Insajderi.com