Zyrtarë të LDK-së të enjten lartësuan veprën e Demaçit, sot nuk morën pjesë në varrim

Zyrtarë të LDK-së të enjten lartësuan veprën e Demaçit, sot nuk morën pjesë në varrim

Veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare, ditë e enjte pas një sëmundje të rëndë.

Zyrtarët të lartë shtetërorë, parti politike e personalitet të shumta shprehën ngushëllime ndaj familjes dhe popullit për vdekjen e Demaçit.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, menjëherë dërgoi një telegram ngushëllimi përmes së cilit e lartësonin jetën dhe veprën e veprimtarit Adem Demaçi.

“Lidhja Demokratike e Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes Demaçi dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës për ndarjen nga jeta të veprimtarit të shquar kombëtar, Adem Demaçit”.

“Adem Demaçi ishte simbol i rezistencës kundër regjimit të Serbisë në Kosovë, duke mos u nënshtruar asnjëherë para dënimeve drastike dhe dhunës së regjimit serb. Qytetarët dhe populli i Kosovës do ta përkujtojnë përherë veprën kombëtare të Adem Demaçit dhe veprimtarinë e tij në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, thuhej në telegramin e ngushëllimit të LDK-së.

Por pavarësisht kësaj,  zyrtarët e LDK-së sot nuk morën pjesë në ceremoninë komemorative e as ceremoninë e varrimit të Demaçit, shkruan Insajderi.

Asnjë nga zyrtarët e kësaj partie nuk ka treguar për mediat se pse i është bërë ky bojkot ceremonisë përcjellëse për në banesën e fundit të Adem Demaçit.

Përveç zyrtarëve të LDK-së, në ceremoninë shtetërore të varrimit të Adem Demaçit morën pjesë zyrtarët të lartë shtetërorë dhe politik, zyrtarë të lartë nga Shqipëria, Maqedonia por jo edhe ata të LDK-së.

Veprimtari i çështjes kombëtare dhe të drejtave të njeriut, Adem Demaçi, i cili shpesh është quajtur Mandela i Kosovës,  u varros sot në varrezat e dëshmorëve në Velani, vetëm pak metra larg Ibrahim Rugovës, themeluesit të LDK-së.

Postimi i çuditshëm i deputetit Naser Rugova