Zyrtari i VV-së, Baton Haxhiut: Për këtë rrenë të lodhtë, Stanishiqi shkelma prej zyrës e kish qitë

Zyrtari i VV-së, Baton Haxhiut: Për këtë rrenë të lodhtë, Stanishiqi shkelma prej zyrës e kish qitë

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, i ka reaguar drejtorit të Klan Kosovës, Baton Haxhiut, i cili sot tha se Albin Kurti dhe Hashim Thaçi kanë pasur dy takime të gjata, përveç 4-minutëshit në Presidencë.

Aliu thotë se deklarata e Haxhiut në televizionin e tij është e pavërtetë dhe kjo, sipas zyrtarit të lartë të VV-së, tregon nivelin që ai ka rënë.

“E ka humbë Batoni udhën në oborr. Traumë të pashërueshme i ka shkaktu Albini. Rrena e tij e fundit në lidhje me gjoja takimin e Albinit me Hashimin, tregon se në çfarë niveli ka devalvu ky, madje edhe si spiun. Për këtë rrenë të lodhtë, Stanishiqi shkelma prej zyrës e kish qitë. – Marsh bitango”, ka shkruar Aliu.

Lexo edhe:

Baton Haxhiu i reagon LVV-së: Albin Kurti nuk ju ka treguar për takimet me Hashim Thaçin

“Thaçi dhe Kurti u takuan dy herë larg mediave”, Presidenca s’e thotë asnjë fjalë