Djemtë e Adem Grabovcit, kishin qasje të pakufizuar në kabinetet e ministrave. Ata, kishin autorizime nga i ati që shokun e tyre, Fidanin ta punësonin në Ministrinë e Integrimeve Evropiane.
Këtë ministri e kishte zgjedhur vetë Grabovci për shokun e djemve të tij, Guximit e Ngadhënjimit.
Aty, sipas Grabovcit, e kishte më së miri.
Fidani nuk e dinte anglishten, që ishte njëra prej kritereve të punësimit. Por, ky kriter binte poshtë për të.
[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/dXPmmRKqi2k” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]
Insajderi sjell biseda të përgjuara telefonike të Grabovcit me djemtë e tij si dhe ish-ministren e Integrimeve, Vlora Çitaku, e cila aktualisht është ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një seri përgjimesh për këtë rast, zbulon veprimet e protagonistëve që Fidani të zinte vend në Ministrinë e Integrimeve.
“Babush, Ky Fidani tha, kallxoi…, axhit Adem se ‘unë me anglisht nuk jom fortë mirë’”, i thotë Guximi, të atit me telefon.
“Psee? Qy… s’ka randësi thuj.. anglishten thuj kape mso”, e këshillon Grabovci.
“Po i thash unë i thash. A e din pak a shumë? Tha ‘paj e di kshtu si elementare nuk jes keq’, po tha ‘qysh e lypin ata nuk e di’. Thash e mson. Tha, ‘ani tha t’paktën veç kallxoi axhit Adem që… toni mos me bo, mos mi.. A po din, tha mos mi thonë dikush valla jo s’po e dika, anena e nena”, sqaron Guximi.
“Hajt hiç mos ki dert ti”, ia kthen Grabovci.
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/1933796746846146/videos/2054504218108731/” width=”680″ height=”480″ onlyvideo=”1″]
Grabovci ndërkohë kishte folur me ish-ministren Vlora Çitaku. Ata ishin marrë vesh se pasi të kthehet ajo nga Amerika, ta priste Ngadhënjimin dhe Fidanin në zyrë.
“Fola djali jem, po, a bohet vonë mas ni jave”, e pyet Grabovci të birin.
“Jo se kom problem, veç po foli me Fidanin pra, po i kallxoj”, ia kthen Guximi.
“Fol me Fidanin se… udh.. ka.. udhëton prapë për Amerikë”, e udhëzon Grabovci.
“Unë po du me ta drejtpërsdrejti me.. le t’jetë n’kontakt. A përndryshe muj me e çu edhe najkun tjetër, po aty e ka ma mirë”, vazhdon ai.
Grabovci, i kishte telefonuar Vlora Çitakut për këtë çështje. Ajo pa më të voglin hezitim miraton kërkesën e “Shefit” siç e quan Grabovcin.
“A ti thom Ngadhnjimit me ardh dej te ti, për ni djalë, ni shok tinaj, për… edhe vendas temin, për praktikant”, i thotë Grabovci, Çitakut.
“Po more qysh jo”, ia kthen ajo.
“Unë qitash, s’jom n’zyrë me t’kallxu drejtën. Jom t’u dal, po edhe kom… a duhet sot gjithqysh? … Unë nesër ka me shku n’Amerikë, n’mëngjes, e a bon kur t’kthena prej Amerikës, sot ni javë”, e pyet Çitaku, Grabovcin.
Pas një jave, Guximi i telefonon të atit për ta pyetur nëse ishte kthyer ministrja prej Amerikës. Grabovci i tregon se është kthyer dhe se gjithçka është gati.
Në një bisedë tjetër, Adem Grabovci i thotë të birit që ta porosis Fidanin për të shkuar në Ministri. Atje do ta priste ministrja, Vlora Çitaku.
“M’thirri ky Fidani, djali i Demës bre… E tha ka.. dej ka n’sa punojnë (në Ministri të Integrimeve Evropiane) për me shku? Fol thash me Ngadhnjimin thash, shko me ta se unë jom n’shkollë”, i thotë Guximi të atit.
Grabovci e udhëzon që të shkojë direkt në Ministri.
“A me e lyp Vlorën a?”, e pyet Guximi.
“Po”, ia kthen Grabovci. “Ministreshen, Adem Grabovci le t’thotë”, vazhdon ai.
Biseda e parë
Grabovci: Po babush!
Guximi: Babush. Ky Fidani tha, kallxoi tha axhit Adem tha se unë me anglisht nuk jom fortë, fortë mirë.
Grabovci: Psee? Qy… s’ka randësi thuj.. anglishten thuj kape mso.
Guximi: Po i thash unë i thash. A e din pak a shumë? Tha paj e di kshtu si elementare nuk jes keq, po tha qysh e lypin ata, tha nuk e di. Thash e mson. Tha, ani tha t’paktën veç kallxoi axhit Adem tha që… toni mos me bo, mos mi.. A po din, tha mos mi thonë dikush valla jo s’po e dika, anena e knena.
Grabovci: Hajt hiç mos ki dert ti.
Guximi: I kallxova. U bo pra.
Grabovci: Hajde.
Guximi: Hajde.
Biseda e dytë
Çitaku: Po shef!
Grabovci: Hëhëhë…
Çitaku: Si je?
Grabovci: Gjallë, ku je ti?
Çitaku: Ça ka tre?
Grabovci: Hiç.
Çitaku: Ça po bon?
Grabovci: Vallain (nuk dëgjohet)
Çitaku: Ça ka? Ça ka ndodh?
Grabovci: Hiç, sen, sen, sen, krejt mirë, n’kontroll e kem.
Çitaku: Po a, qajo me rëndësi.
Grabovci: Edhe pse po na rrshqet kaiherë prapë (Nuk kukptohet)
Çitaku: Shuj se… hahaha, ça ka naj sen?
Grabovci: A ti thom Ngadhnjimit me ardh dej te ti, për ni djalë, ni shok tinaj, për… edhe vendas temin, për praktikant.
Çitaku: Po more qysh jo.
Grabovci: A t’pengon me ardhë tash? Kur, kur je ti e lirë që s’t’pengon hiç?
Çitaku: Unë qitash, s’jom n’zyrë me t’kallxu drejtën. Jom t’u dal, po edhe kom… a duhet sot gjithqysh?
Grabovci: Po nuk duhet gjithqysh.
Çitaku: Eh… ngo, unë ka me shku, jo unë nesër ka me shku n’Amerikë, n’mëngjes, e a bon kur t’kthena prej Amerikës, sot ni javë? Po menoj, jo, po bash sot ni javë se nesër kam me shku edhe s’ka kush merret me ta, edhe kjo shefja e kabinetit tem.
Grabovci: U bo.
Çitaku: A bon sens kshtu?
Grabovci: A bon mu pa niherë para se me shku ti n’Amerikë?
Çitaku: Po bon mu pa, bon.
Grabovci: Hajt se t’thirri bisedojmë, mi fol do sene…
Çitaku: Hajt pa merak. Gjithqysh.
Grabovci: Me kta dostat mirë i kom punt, mirë i kom edhe me kta t’ICO (Zyra Civile Ndërkombëtare në Kosovë), e me kta tjertë.
Çitaku: E super, loçkë.
Grabovci: (S’kuptohet), E veç vetë pata metë qatu e ja pata marr inati çdo gjaje.
Çitaku: A le se kuku, po ti ngo, Adem deri sa ta kem Jakupin kot e ki. A din, se ai pot, po t’sabotojne (s’kuptohet)
Grabovci: Ai, ai ma qiti atë atë.. mirëpo hajt… ti spjegoj, ti spjegoj do sene… (nuk kuptohet)
Çitaku: Mirë, hajt, hajt.
Grabovci: Se i folum kto sene.
Çitaku: Hajt hajt…
Biseda e tretë
Guximi: Po babush.
Grabovci: He babi, qa bone.
Guximi: A fole a?
Grabovci: Fola djali jem, po, a bohet vonë mas ni jave?
Guximi: Jo se kom problem, veç po foli me Fidanin pra, po i kallxoj.
Grabovci: Fol me Fidanin se… udh.. ka.. udhëton prapë për Amerikë.
Guximi: Ëhë.
Grabovci: Unë po du me ta drejtpërsdrejti me.. le t’jetë n’kontakt. A përndryshe muj me e çu edhe najkun tjetër, po aty e ka ma mirë.
Guximi: Ani ani. U bo. Hajt veç po i tregoj pra atij.
Grabovci: U bo, ani hajt.
Guximi: Hajt.
Biseda e katërt
Guximi: Babush.
Grabovci: Po?
Guximi: A o kthy Vlora?
Grfabovci: A?
Guximi: Vlora a o kthy?
Grabovci: Po.
Guximi: A po fol me to pra tregoj që.. le tum pret sot atje?
Grabovci: Hajt se të thrras ma vonë.
Guximi: Mos koft ajo me e lyp zavendsin apo?
Grabovci: Masi… masi t’dal prej banjo.
Guximi: U bo hajt. Hajt.
Biseda e pestë
Guximi: Alo.
Grabovci: Çka ka t’re.
Guximi: Ç’kemi babi?
Grabovci: Kurgjo.
Guximi: Hej babush.
Grabovci: He.
Guximi: M’thirri ky Fidani, djali i Demës bre.
Grabovci: Po?
Guximi: E tha ka.. dej ka n’sa punojnë (në Ministri të Integrimeve Evropiane) për me shku? Fol thash me Ngadhnjimin thash, shko me ta se unë jom n’shkollë.
Grabovci: Le t’shkon n’ministri t’integrimeve te Vlora edhe…
Guximi: A me e lyp Vlorën a?
Grabovci: Po.
Guximi: Okej, n’rregull babush.
Grabovci: Ministreshen, Adem Grabovci le t’thotë.
Guximi: U bo babush.
Grabovci: Hajt.
Guximi: Hajt. /Insajderi.com
(Në transkriptim të bisedave mund të ketë lëshime të vogla teknike).
[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/videoseries?list=PLIKGlbXyvgfjhHy2bWiIKDAwyEz5iE5-u” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]