Novela të pabotuara të shkrimtarit francez, Marsel Prust (1871-1922) do të publikohen më 9 tetor me titullin ”Korrespondenti misterioz dhe novela të tjera të pabotuara”, bëhet sot e ditur nga shtëpia botuese ”Fallois”.
Këto nëntë tekste, të shkruara në kohën kur Prust ishte rreth njëzet vjeç, duhet të ishin pasqyruar në librin e tij të parë ”Kënaqësitë dhe ditët” (1896), por ishin hequr nga autori.
Novelat u zbuluan nga themeluesi i botimeve Fallois, Bernard de Fallois, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar, një studiues i mirëfilltë i veprës së Marcel Prust, ndërkohë dhe iniciatori i zbulimit të një romani i shkruar mes viteve 1895 dhe 1899, dhe i mbetur pa botuar “Jean Santeuil” (publikuar tek shtëpia e botimeve Gallimard në 1952), si dhe e tekstit “Kundër Shën-Beuve” i publikuar më në fund në 1954.
“Me këtë përmbledhje të novelave dhe teksteve të ndryshme, të cilat nuk kanë parë ende dritën e botimit, na sjellim në zanafillën e librit ‘Kërkimi i kohës së humbur’, i veprës së famshme të Marcel Prustit”, thuhet në një komunikatë të botimeve Fallois.