Një burrë është çuar në dhomat e paraburgimit pasi është gjetur një kamerë e fshehtë në një nga tualetet e studios “Pinewood” në Angli, veçanërisht aty ku është filmuar “Bond 25”.
“Peter Hartley, 49 vjeç, u arrestua nga policia e Thames Valley, javën e kaluar pasi kamera u zbulua në studiot në Iver Heath, Buckinghamshire”, njoftoi The Independent.
Është e paqartë se si Hartley është i përfshirë në vendosjen e kësaj kamere dhe nuk dihet nëse qëllimi ka qenë filmimi i xhirimeve të “Bond 25” apo zbulimi i ndonjë sekreti të studios “Pinewood”. Policia e Thames Valley nuk mund të japë më tepër informacion.
Incidenti shqetësues është i fundit në një seri lajmesh të këqija që kanë të bëjnë më prodhimin e këstit të ardhshëm të James Bond.
Daniel Craig iu nënshtrua një operacioni të vogël të kyçit të këmbës pas lëndimit që mori gjatë xhirimeve të filmit në maj.
Pastaj në fillim të qershorit, një shpërthim i kontrolluar shkoi keq, duke rezultuar në dëmtimin e jashtme të skenës së famshme 007. Zyrtarët pohuan se nuk kishte lëndime në grup.