10- vjeçarja nga Dobratinit të Podujevës pjesë e filmave në Hollywood

10- vjeçarja nga Dobratinit të Podujevës pjesë e filmave në Hollywood

Edona Hamza 10-vjeçarja me prejardhje nga Podujeva e cila në fillim të këtij viti është përzgjedhur në mesin e aktorëve të rinj që do të marrin pjesë në filma të Hollywood-it ka nënshkruar sot kontratë me kompaninë  Webster Talent Management.

Lajmin e ka konfirmuar babai i Edonës, Muharrem Hamza i cili ka treguar se prej nesër vajza e tij do të fillojë audicionet për filma.

Në fotografitë më poshtë shihet Edona me agjenten Skye Mathenson nga kompania me të cilën ka nënshkruar kontratë. Babai i Edonës është shprehur shumë krenar për suksesin që ka arritur vajza e tij edhe pse këta janë hapat e parë të saj.

“Presim që Edona të na bëjë krenarë që jemi shqiptarë dhe të luajë role të mëdha”, ka thënë Hamza.

Muharrem Hamza me familje ka 19 vjet që jeton në Kanada dhe ka treguar se Edona që nga mosha 8 vjeçare është marrë me këndim në gjuhën shqipe dhe atë angleze./ Insajderi.com