Filmi i Kosovës në OSCAR nuk i shpëton piraterisë

Filmi i Kosovës në OSCAR nuk i shpëton piraterisë

Producentët e filmit “Shok” mund të kenë menduar ta shfaqin filmin pasi të përfundoj ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscar” që ta shfaqin për publikun shqiptar në Kosovë dhe Serbi, por pirateria ia ka prishur tashmë planet.

Një uebfaqe pirate e shfaqjes dhe shkarkimit të filmave e ka publikuar pirat filmin “Shok” me regji dhe skenar të Jamie Donoughe dhe kjo ka shkaktuar një interesim të madh të përdoruesve të internetit për ta parë këtë film.

shoku

Filmi “Shok” në të cilin shpërfaqet historia e dy djelmoshave të luajtur nga Andi Bajgora dhe Lum Veseli, që gjatë luftës së fundit në Kosovë përballen me agresivitetin e ushtrisë serbe, është nominuar në kategorinë e filmave më të mirë të shkurtër.

shok