
Partia Demokratike e Kosovës sot shënon 20 vjetorin e themelimit të saj.
Në këtë ditë për krejt ecurinë e partisë ka folur lideri i saj, Kadri Veseli, veç siç thotë tashmë ka lider opozite.
“Ky 20 vjetor e gjen Partinë Demokratike në një rol të ri, si lidere opozitare, por gjithmonë në shërbim të kombit dhe shtetit”, ka thënë Veseli, shkruan Insajderi.
“Si bartëse e proceseve më të rëndësishme në vend – lirisë, pavarësisë dhe ndërtimit të shtetit, Partia Demokratike e Kosovës ka lënë shenjat e saj të pashlyeshme në historinë e Kosovës”.
“Si krijuese e projekteve të mëdha për vendin, e përkushtuar për ndryshime rrënjësore dhe me një energji shembullore, me njerëz të ndershëm që kanë dhënë kontribut aq shumë të çmuar, si dhe me shumë të reja e të rinj, Partia Demokratike e Kosovës ka transformuar Kosovën dhe veten, duke e bërë secilin të ndjehet krenar”, vazhdon tutje shkrimi i Veselit.
“Partia Demokratike e Kosovës ka qenë dhe mbetet garantuese e stabilitetit të shtetit të Kosovës dhe partneritetit të palëkundur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Europian”.
insajderi.com