21 vjet nga krijimi i “Fati ynë shpresë dhe marrëzi” [VIDEO]

21 vjet nga krijimi i “Fati ynë shpresë dhe marrëzi” [VIDEO]

Aurela Gaçe shumë shpesh është duke u prezantuar me koncerte të ndryshme në vende të shumta të botës, dhe para një jave, një të tillë e mbajti në New York.

Ajo në këtë koncert duket të ketë marë një emocion të veçantë, pasi që, i gjithë publiku këndonte bashkë me të, këngën që është krijuar para 21 viteve, shkruan KultPlus.

“Kane kaluar 21 vjet qe kur u krijua kjo kenge e Sa here kjo gje ndodh live, per mua eshte si te jete hera e pare. Duket sikur tanime jam mesuar me ju e me dashurine qe me jepni? Diçka ta keni te qarte, nuk marr asgje e asnje per te mireqëne. Mirenjohese per kete zerin tuaj qe kendon me mua… dikur degjoja live te artisteve te huaj dhe publikun qe kendonte e thosha me vete, valle do te ndodhe kjo edhe me mua? E tani po jetoj endrren.”, ka shkruar Gace.