Jeni ose jo në humor për ta festuar jashtë natën më të frikshme të vitit, Halloween, qëndrimi në shtëpi para televizorit jo gjithmonë është i mërzitshëm.
Nga fantazitë te thriller-at apo dhe horrorët klasikë, këto janë filmat më të mirë për të parë në natën e Halloween-it.
The Cabinet of Dr. Caligari (1920)
Një nga filmat më të njohur të ekspresionizmit gjerman, Kabineti i Dr. Caligari-it tregon historinë e një doktori që manipulon një njeri që ecën në gjumë, për të kryer vrasjet. Roger Ebert e ka konsideruar si filmi i parë horror.
The Fly (1958)
Duke u përpjekur për të ndërtuar një pajisje teletransportuese, një shkencëtar aksidentalisht e transformon veten në një përbindësh me karakteristika të një mize.
Jaws (1975)
Në këtë film klasik të Spielberg, një gjuetar peshkaqenësh (Robert Shaw), një oqeanograf (Richard Dreyfuss) dhe shefi i policisë lokale (Roy Scheider) ndjekin një peshkaqen në brigjet e New England.
Children of the Corn (1984)
Në qytetin e vogël Gatlin, Nebraska, një krijesë djallëzore i bind fëmijët të masakrojnë të rriturit. Tre vjet më vonë, një çift i ri që udhëtojnë në zonë përfundojnë në gjakderdhje. Filmi është i bazuar në një histori të shkurtër nga Stephen King.
Familja Addams (1991)
Filmi i parë për jetën e familjes më të çuditshme edhe më të frikshme, famila Addams.
The Crow (1994)
Eric Draven (Brandon Lee), u vra së bashku me të fejuarën e tij një natë para dasmës. Një vit pas vdekjes së tij, ai ngrihet nga varri për hakmarrje.
From Dusk Till Dawn (1996)
Dy kriminelët (George Clooney dhe Quentin Tarantino) arratisen pasi rrëmbejnë një familje (Harvey Keitel, Juliette Lewis, Ernest Liu) dhe ngecin në një lokal të pushtuar nga vampirët. Drejtori Robert Kurtzman me skenar të Tarantino-s, kanë realizuar një horror klasik.
Scream 2 (1997)
Një vrasës serial përndjek Sidney Prescott dhe miqtë e saj një vit pas ngjarjeve të “Scream”.
Practical Magic (1998)
Sandra Bullock dhe Nicole Kidman janë dy motra në dukje normale por që i bëjnë meshkujt të dashurohen me to falë aftësive magjike. Por atyre u duhet të thyejnë magjinë që i bën meshkujt të vdesin pasi bien në dashuri me to.
Sleepy Hollow (1999)
Johnny Depp luan rolin e Ikabodit Crane, një polic që dërgohet në Sleepy Hollow për të hetuar një seri vrasjesh me prerje kokash brutale.
Underworld (2003)
Kur një vampire (Kate Beckinsale) bie në dashuri me një njeri (Scott Speedman) i kafshuar nga një likan (një njeri-ujk-armiku i vdekshëm i Vampirëve), ajo përballet me një zgjedhje të vështirë: të vrasë njeriun që do, ose të tradhtojë familjen e saj për të shpëtuar atë.
The Amityville Horror (2005)
Bazuar në ngjarje të vërtetë, familja Lutz zhvendoset në një shtëpi të re, e cila dëshmon një vrasje masive të ndodhur disa vite më parë.
Nusja kufomë (2005)
Nëse filmat horror nuk janë për ju, atëherë shikoni filmin e Tim Burton-it në lidhje me një djalë të ri (Johnny Depp), i cili aksidentalisht martohet me një grua të vdekur (Helena Bonham-Carter) një natë para dasmës së tij.
Sweeney Todd: The Demon Barber of Fleet Street (2007)
Një përshtatje e filmit të 1979 me të njëjtin titull, shfaq aktorin Johnny Depp, një berber në Londër, i cili i ther me brisk klientët e tij si hakmarrje ndaj një gjyqtari (Alan Rickman) i cili gabimisht e dënoi atë.
Monsters (2010)
Një fotoreporter duhet të ndihmojë të bijën e punëdhënësit nga një zonë përgjatë kufirit Meksikë-SHBA e pushtuar nga të huajt.
Zgjimi (2012)
Një autore (Rebecca Hall) punësohet nga një mësuese në një shkollë me konvikt (Dominic West) për të hetuar raportet e një fantazme pas vdekjes së një studenti.
Byzantium (2012)
Gemma Arterton dhe Saoirse Ronan janë nënë-bijë të fshehura në një qytet të qetë, deri sa sekreti i tyre zbulohet, me pasoja të përgjakshme.
Pakti (2012)
Kur motra e saj dhe kushëriri zhduken menjëherë pas vdekjes së nënës së saj, Annie (Caity Lotz) fillon hetimin e së kaluarës misterioze që merr një kthesë të errët të mbinatyrshme.
Babadook (2014)
I përshkruar nga Stephen King si “thellësisht shqetësuese dhe shumë i rekomanduar”, “Babadook” tregon një nënë (Essie Davis) në përpjekje për të shpëtuar shtëpinë e saj nga një përbindësh.
A Girl Walks Home Alone at Night (2014)
Një vampire (Sheila Vand) ndjek njerëzit e Bad City, Iran, në një film horror.
The invitation (2015)
Filmi tregon paranojën e një burri që organizon një darkë me ish-gruan e tij dhe burrin e saj të ri.
Nightmare (2015)
Ky dokumentar horror hulumton përvojat unike të tetë njerëzve të ndryshëm që vuajnë nga paraliza e gjumit.
13 Camera (2016)
Një çift i sapomartuar që presin të bëhen prindër shpërngulen në një shtëpi, ku pronari i tyre ka instaluar kamera dhe shikon çdo lëvizje të tyre.
Hush (2016)
Një njeri i maskuar terrorizon një autor shurdh i cili jeton në një vilë të izoluar në pyll.
Burimi: Harper’s Bazaar