30 ditë paraburgim për të dyshuarin për vjedhje që plagosi një person në Gjilan

30 ditë paraburgim për të dyshuarin për vjedhje që plagosi një person në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit J. T..

Ekziston dyshimi i bazuar se më 11 tetor rreth orës 20 në fshatin Livoq i Ulët, Komuna e Gjilanit, i pandehuri me dashje ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm përmes armës – revole , në atë mënyrë që pasi që kryen vjedhje në shtëpinë e të dëmtuarit V. Z., më pas hynë në oborrin e të dëmtuarit L. Z., dhe pasi që i njëjti hetohet, gjatë ikjes i pandehuri ballafaqohet me të dëmtuarin L. Z. dhe prindin e tij S. Z., nga rreziku se mos po e kapin të njëjtin, i pandehuri fillimisht shtinë me armë në drejtim të panjohur, ashtu që me të afruar afër një distance prej 2 metra shtinë në drejtim të dëmtuarve, ashtu që në pjesën e poshtme të trupit nën gju e godet të dëmtuarin L. Z., ku të dëmtuarin e godet njëherë me qëllim që ti shmanget kapjes së tij dhe ikë në drejtim të panjohur.

Mirëpo, pas disa orëve i pandehuri është arritur të arrestohet nga zyrtarët policorë.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.