Para saktësisht 50 viteve, më 8 gusht 1969, fotografi Iain McMillan e shkrepi aparatin për të kapur njërin prej momenteve më ikonike në historinë e rock-muzikës – ecjen e The Beatles në rrugën Abbey Road, në Londrën veri-perëndimore.
Kujtimin për këtë e bën Rock – Blues bendi i njohur kosovar, Armadillo. Në faqen e këtij grupi në Facebook thuhet se kjo foto u bë e famshme si kopertina e albumit “Abbey Road”, që ishte albumi i parafundit i publikuar i The Beatles.
Por, edhe pse albumi i fundit i tyre i publikuar ishte “Let It Be”, ai ishte incizuar para “Abbey Road”, dhe sesionet e incizimit të “Abbey Road” ishin hera e fundit që John, Paul, George dhe Ringo ishin bashkë në studio.
Kënga e parë në albumin “Abbey Road” ishte “Come Together”, ndërsa e fundit – “The End”.