“Arti si protestë kundër shtypjes”

“Arti si protestë kundër shtypjes”

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës, më 26 janar me fillim nga ora 12:00 deri në orën 14:00, vjen debati “Arti si protestë kundër shtypjes”, përcjell Insajderi.

Panelistet e këtij debati janë: Alketa Xhafa – Artiste, Dita Dobranja – Eksperte statistikash dhe Jeta Xharra – Gazetare ndërsa moderatore e këtij paneli është Zana Hoxha Krasniqi.

Fjala hyrëse: Arta Agani – Drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Arteve të Kosovës
Vërejtje: Emma Dexter – Drejtoreshë e Arteve Pamore – Këshilli Britanik

Në diskutimin e parë nga paneli që do të mbahet gjatë ekspozitës “Përceptimet: Burrneshat”, mysafirët do të kenë mundësi të dëgjojnë Nicola Heald, kuratore e koleksioneve nga British Council në Londër, dhe Milan Luciç, kreu i arteve për Ballkanin Perëndimor. Arta Agani, drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Kosovës si dhe kuratore e ekspozitës, do të prezantojë konceptin që qëndron prapa ekspozitës. Dita Dobranja, bashkëpunëtore profesionale e projektit, do të ndajë me audiencën rezultatet e anketës që ajo realizoi me gratë artiste në Kosovë.

Pjesa e dytë e panelit ka të bëjë me një temë të veçantë: “Arti si protestë kundër shtypjes”, ku njëra nga panelistet do të jetë Alketa Xhafa – Mripa, e njohur për instalacionet e saj që ngrisin pyetje rreth grave të përdhunuara, të drejtave të imigrantëve, si dhe grupeve të tjera të margjinalizuara. Ne gjithashtu do të dëgjojmë Jeta Xharrën, gazetare e respektuar që njihet për gazetarinë e saj hulumtuese që nëpërmjet punës së saj lufton për të drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes./ Insajderi.com